Zyrtarët e lartë të qeverisë paralajmëruan hebrenjtë që të mos mbajnë kipanin, kapelën tradicionale të tyre, gjatë daljeve në publik. Sipas tyre kjo masë duhet marrë për shkak të rritjes së sulmeve me sfond anti-semit në vend.
“Mendimi im fatkeqësisht ka ndryshuar nga ai që kam pasur më parë. Nuk mund t’i këshilloj hebrenjtë që ta mbajnë veshur kipan kudo në Gjermani. Interneti dhe mediat sociale kanë kontribuar në këtë situatë, por edhe sulmet e vazhdueshme ndaj kulturës dhe kujtesës sonë”, tha Felix Klein, komisionieri i Qeverisë gjermane për anti-semitizmin.
Komisioneri bëri thirrje që policët të kryejnë stërvitje speciale për të luftuar rritjen e krimeve me sfond anti-semit.
Më herët, Klein kishte deklaruar se anti-semitizmi gjithmonë ka ekzistuar në Gjermani, por paralajmëroi se tashmë kishte nisur të tregonte fytyrën e tij të shëmtuar më hapur.
“Kur unë isha në shkollë, fjala “hebre” nuk ishte fyerje, ndërsa sot po, madje përdoret edhe në shkollat ku nuk ka fare studentë hebrenj”, ishte shprehur ai.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...