Ish ylli i Romas, Zdenek Zeman ka folur së fundmi në përgjithësi për sezonin 2018/19 në Serie A.
Në një intervistë për gazetën Il Corriere dello Sport, Zeman ka thënë:
“Nuk ishte një vit i mrekullueshëm për futbollin në Itali. Lufta për titull në Serie A përfundoi para se të fillonte dhe kështu ka ndodhur në tetë vitet e fundit”
“Ronaldo? Ai ka pasur një sezon më të keq se Quagliarella. Ai është një kampion i madh, por Juve nuk bëri ndonjë hap përpara”, shton tutje Zeman, transmeton portali arbresh.info.![]()
“Juve arriti në dy finale të Ligës së Kampionëve pa të”
“Kam pritur më shumë nga Napoli, por nuk është lehtë për të hapur një cikël fitues. Atalanta ka më së shumti stil evropian mbi të gjitha skuadrat në Serie A”, përfundon Zdenek Zeman./arbresh.info/
Aksident mes një veture dhe kamionit me targa të Kosovës, ka...
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...