Në ditën më të bukur të jetës së tij, ai i shpëtoi jetën dikujt tjetër.
Është kjo historia e mjekut shqiptar në Itali, Sokol Berisha, i cili sapo i tha “PO” dashurisë së jetës së tij dhe po përgatiteshin për një ditë feste.
Pikërisht, kur sapo dolën nga kisha e Shën Françesko d’Assisi në Matera, mjeku pa një zonjë që ishte rrëzuar në tokë
Menjëherë nuk hezitoi t’i shkonte në ndihmë dhe kështu i shpëtoi jetën 60-vjeçares, duke përdorur defibrilatorin të vendosur në Kishë për ndihmën e shpejtë. Pasi mjeku i dha ndihmën e parë, 60-vjeçarja, e cila ishte turiste, u dërgua në spitalin e Materas.
Berisha, i cili u quajt “dhëndri hero”, njihet në botën e rrejteve sociale si administrator dhe bashkë-themelues i grupit më të madh italian të diskutimeve klinike në mjekësinë e përgjithshme.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...