Gian Piero Gasperini pritet të jetë trajneri i ri i Romës për edicionin e ri.
Mediat italiane kanë raportuar se tekniku italian ka pranuar ofertën që ta udhëheq Romën për tri vitet e ardhshme, ku do të fitojë 2,5 milionë euro në stinor shkruan Telegrafi
Zyrtarizimi i Gasperinit në krye të Romës pritet të bëhet në fillim të muajit qershor.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Gasperini nuk do të shkojë i vetëm në Romë, pasi me vete pritet ta marrë edhe portierin Pierluigi Gollini.
24-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë ku arriti t’ia zë vendin në formacionin bazë Etrit Berishës.
Roma nuk është e kënaqur me portierin suedez Robin Olsen që pritet ta nxjerrin në shitje.
Gollini shihet si pasardhësi i suedezit në Romë dhe duket se dy klubet tanimë kanë filluar kontaktet për reprezentuesin italian.
Atalanta është gati ta lë të lirë Gollinin t’i bashkohet Romës, por për një gjë të tillë kërkon 15 milionë euro.
Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e marinës të Gardës Re...
Osmani përkujton masakrën e Padalishtës: Ditë e thirrjes për...
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë