Jemi të vetëdijshëm që duhet të hidratohemi sa më shumë gjatë ditës por jo të gjithë e bëjmë. Trupi ndonjëherë nuk kërkon të pimë ujë, përkundrazi pi çdo gjë tjetër përveç atij. Këto truke të mëposhtme mund t’ju ndihmojnë për t’ju kujtuar:
Vini alarm: Nëse mbani harruar të pini dozën e rekomanduar të ujit, vendosni alarme në telefonin tuaj për t’ju kujtuar që të pini periodikisht gjatë gjithë ditës. Ka dhe disa aplikacione të përshtatshme pikërisht kujtesën e pirjes së ujit.
Shkruani në shishen tuaj të ujit: Nëse keni nevojë për një sistem që t’ju rikujtojë, përdorni një shënjues të përhershëm për markuar deri sa duhet të pini për 1 orë 2 ose më shumë. Kështu do të kujtoheni për të arritur qëllimin që i keni vënë vetës.
Mbajeni shishen e ujit të ftohtë: Sipas disa studimeve ju jeni më të prirur të pini ujë nëse ai është i ftohtë dhe jo me temperaturën e ambientit. Kështu që mbajeni atë të freskët në mënyrë që të pini sa më shumë.
Pini ujë përpara se të hani: Ka një rregull të thjeshtë kur bëhet fjalë për të pirë më shumë ujë: një gotë para çdo vakti. Jo vetëm që kjo është një mënyrë e mençur për ta bërë “detyruar” veten të pini më shumë ujë, por gjithashtu mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës