Në mesin e shumë kulturave bujqësore, fermerët kosovarë kanë filluar të prodhojnë edhe produkte bio, të cilat karakterizohen me vlera të larta ushqyese, pasi që prodhimi i tyre bëhet në mënyrë natyrale pa përdorimin e pesticideve e koncentrateve të ndryshme për rritjen më të shpejtë.
Vezët bio, janë ndër produktet të cilat kanë filluar të prodhohen në masë të madhe në Kosovë, e të cilat pavarësisht se kanë çmim më të lartë në treg, 6 euro 30 kokrra vezë, po shiten mjaft mirë, pasi që edhe qytetarët janë vetëdijesuar për rendësin e këtyre prodhimeve, raporton “RTV 21”.
Një shembull i tillë vjen nga Banja e Malishevës, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë punuar për 20 vjet në Itali, por u kthyen në Kosovë për të investuar.
Çifti i kanë 4 mijë pula, duke qenë shembull edhe për të tjerët, derisa mendojnë të shtojnë edhe më shumë kapacitetin.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...