Numri i viktimave të ciklonit Kenneth ka shkuar në 38, përderisa vërshimet po vazhdojnë. Kjo është stuhia e dytë që po e godet Mozambikun brenda pak javësh.
Shiu i stuhisë e ka vërshuar qytetin verilindor të Pembas dhe zonat përreth tij të hënën dhe parashihet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Përndryshe, cikloni Idai, i cili e goditi Mozambikun në mesin e muajit mars, la të vdekur së paku 600 persona.
Qeveria tha se vërshimet e shkaktuara nga stuhia e dytë në këtë vit janë në nivel kritik në disa pjesë të rajonit Cabo Degado, përfshirë qytetet Ibo, Macomia dhe Quissanga, ku shumë shtëpi dhe ndërtesa tjera janë shkatërruar. Shumica e rrugëve janë bllokuar.
Zyrtarët shtetërorë thanë se do të fillojnë të shpërndajnë ndihma me helikopterë dhe barka posa të ndalen reshjet e shiut. Furnizimi me ujë të pijes është bërë sfidë për autoritetet për shkak se puset janë kontaminuar, duke e shtuar rrezikun për përhapjen e kolerës dhe malaries.
Shiu i vazhdueshëm në Pemba shkaktoi rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut. Pas ndërprerjes së shiut të hënën, banorët e një lagjeje të varfër filluan kërkimet e trupave të personave të mbuluar nga dheu. Raportohet se shembja e dheut i ka shkatërruar dy shtëpi në këtë qytet, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...