Në takimin për Strategjinë Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, ku morën pjesë anëtarët për hartimin e kësaj strategjie, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, Kushtrim Cukaj, mbajti një ekspoze, me ç’rast vlerësoi se rregullimi i çështjeve pronësore-juridike përbën element shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fushëveprimit të së drejtës civile në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Rëndësi të veçantë, për sistemin juridik të Republikës së Kosovës, potencoi Cukaj, është Karta e të Drejtave Themelore e Bashkimit Evropian, e cila garanton të drejtën për të zotëruar, të përdorë, të disponojë ose të lërë trashëgimi pronën e tij apo të saj të fituar në mënyrë të ligjshme.
“E drejta e pronës dhe mbrojta e saj, përbën ndër parimet kryesore kushtetuese. Po ashtu, mbrojtja e pronës dhe ndalimi i privimit në mënyrë arbitrare nga prona janë të garantuara me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Cukaj, mirëpo ka shtuar ai, fuqizimi dhe zbatimi në praktikë i të drejtës pronësore në Kosovë është shoqëruar me sfida.
Qëllimi i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore, i ndërlidhur edhe së fundmi me përmbledhjen e Kodit Civil, përbëjnë një hap shumë të rëndësishëm në përmirësimin, qartësimin dhe ofrimin e sigurisë juridike për zbatimin e të drejtës pronësore në praktikë, vuri në dukje Sekretari i përhershëm i MIE, Kushtrim Cukaj.
Synimi i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore së bashku me dispozitat referuese të përmbledhura në Kodin Civil, theksoi Cukaj, janë garanci për fuqizimin e kësaj të drejte dhe implementimin e saj në praktikë për të gjithë qytetarët pa dallim, veçanërisht grave dhe vajzave.
Vidhet një veturë nga servisi në Komoran, policia po heton r...
Policia gjen substanca narkotike në Qendrën Korrektuese të D...
Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit
Nga Knesset te Konferenca kundër Antisemitizmit, Rama përfun...
Horoskopi 27 janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sh...
Rinumërohen afro 75% e të gjitha votave