Në shtator të vitit që lamë pas, këngëtarja e njohur e hitit “Sus”, Rona Nishliu, kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin prej shumë vitesh, Florisin.
Vetëm disa muaj pas dasmës që u mbajt në fshehtësi të publikut, Rona ka dhënë lajmin se ëmbël se tashmë do të bëhet nënë për herë të parë.
Në kopertinën e albumit të ri, këngëtarja i ka dedikuar një shkrim fëmijës që mban prej disa muajsh.
“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, janë fjalët e shkruara në albumin e Ronës.

Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...