Ka marrë katër vjet mandat për udhëheqjen e Komunës së Prishtinës. Por i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, po vazhdon të akuzohet e kritikohet nga opozita për mosmarrjen e përgjegjësisë së tij dhe mos përfilljen e kompetencave që ai ka me Komunën e Prishtinës.
Një gjë të tillë e ka mohuar Ahmeti për Ekonomia Online. Ai tha se opozita po mundohet të trillojë, madje sipas tij, komuna që ai e udhëheqë po shkon drejtë realizimit të 100 premtimeve të dhëna nga vetë kryetari Ahmeti.
“Opozitën e kisha sugjeruar me ardh më shpesh në Komunë se nganjëherë në muaj vijnë në mbledhje të kuvendit dhe po mundohen të trillojnë sende, të gjithë ata që janë me mu e dinë që unë për çdo ditë jam në komunë pasi nuk kam punë tjetër nuk kam prandaj këtë vit është një dinamikë më e madhe e punëve, ne po shkojmë edhe drejtë realizimit të 100 premtimeve, veç këta 3 muaj prej 120 projekteve që i kem, mbi 60 për qind prej tyre janë veç në proces të prokurimit, këtë vit pritet një angazhim i shtuar e i sugjeroj dhe derën e ka hapur secili asamblist e kryetarë të këtyre partive opozitare i pres në komunë dhe për çdo ditë në zyre jam”, ka thënë Ahmeti.
Një tjetër kritikë që iu është bërë komunës së Prishtinës nga vetë opozita, është rritja e Administratës, apo rritja e drejtorive. Këto shqetësime të opozitës, Ahmeti i quan deklarata të kota, pasi sipas tij, puna nuk matet me numrin e drejtorive.
“Lëvizja Vetëvendosje, ka qenë me mua në qeveri dhe si nuk ishin drejtoritë shumë kur ishin ata në koalicion e tash kur nuk janë po iu duken shumë, nëse ka thënë edhe Lidhja Demokratike, të i shohim komunat e tyre, ke komunë 10 fish më të vogël se Prishtina e që i ka 13 drejtori, kjo është kot pasi nuk matet puna me numrin e drejtorive sepse në fund ne jemi duke folur për 600 punëtorë administrativ dhe 4000 mijë punëtorë në shëndetësi e arsim, pra ky është numri i punëtorëve dhe nuk e kemi shtu numrin e punëtorëve, por për organizimin e mirë të punëve i kemi nda drejtoritë ashtu siç i kanë kompetencat, unë nuk mendoj që kultura dhe sporti në një drejtori, sepse nuk kanë asgjë të përbashkët. E kemi këtë numër të drejtorive dhe nuk e kemi shtuar numrin e punëtorëve edhe pse kemi nevojë, por veç e kemi bërë një organizim më të mirë të drejtorive”, tha Ahmeti.
Kreu i Prishtinës njoftoi se Partia Socialdemokrate, së shpejti do fillojë tubimet me qytetarët e lagjeve në kryeqytet.
“Në shumin e kohës jam në komunë e ditë e natë jam në komunë, sot jemi këtu me komunë, tash i fillojmë edhe tubimet me qytetarë në lagje të ndryshme dhe vazhdimisht do punojmë pasi që unë jam kryetar komune dhe kam mandat deri në 2021, i kam dhënë premtimet dhe do ti realizoj”, shtoi Ahmeti.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...