Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve, jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për të gjithë shqiptarët pa dallim feje./Arbresh.info/

Ja postimi i plotë:
“Sot i uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Kjo festë është edhe një moment reflektimi , jo vetëm për besimtarët e krishterë, por për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, me qëllim afrimin dhe përkushtimin më të madh si ndaj njëri-tjetrit ashtu dhe ndaj kombit që i takojmë, për të mirën e brezave që vijnë”, ka shkruar Pacolli në facebook.
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...
Gara zgjedhore po i afrohet fundit/ Hungarezët dalin masivis...
Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor