Sot në konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me operacionin për kthimin e 110 kosovarëve nga Siria.
Ai tha se në totalin prej 110 personave që janë kthyer bëhet fjalë për 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë , përfshirë edhe 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.
I pyetur nëse kanë informacione në lidhje me numrin e kosovarëve që vazhdojnë të mbesin në zonën e luftës në Siri, Qalaj tha se kanë evidenca të sakte.
Edhe pse sipas tij, vendndodhja e tyre nuk është e qartë, ai tha se atje ndodhen 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë. /Lajmi.net/
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...