Rrjeti amerikan i lajmeve CNN raporton se Joe Biden do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për president të Amerikës, javën që vjen.
Nuk dihen detaje të mëtejshme, por media prestigjoze merr vesh se stafi i ngushtë i Biden ka muaj që punon për kandidimin e ish-zv.presidentit të vendit. Greg Schultz, njeriu që udhëheq fushatën e Biden u shpreh se çdo gjë po shkon sipas planit.
Në fillim të muajit, Biden kishte deklaruar publikisht se brenda prillit do të bëjë të ditur kandidaturën e tij për të qenë njeriu i parë i Shtëpisë së Bardhë. Biden u shpreh se për çdo veprim që kryen në raport me kandidimin, do të flasë me avokatët e tij.
Joe Biden, në rast se shpall kandidaturën, rezulton se është e treta herë që e bën këtë. Biden shpalli kandidaturën për të qenë president i Amerikës edhe në vitet 1988 dhe 2008.
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...