Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit, duke thënë se argumentet e tij janë të gjetura, presidenciale, dhe jo ligjore.
I ftuar në emisionin Repolitix, Ministri Lleshaj tha se është një frymë që çdo iniciativë e qeverisë duhet të kundërshtohet. Lleshaj shtoi se nga ligji i vjetër nuk është ndryshuar asgjë në thelbin e procesit të fundit.
Ministri tha se është hequr kufizimi kohor për kryerjen e vettingut për shkak të numrit të lartë të punonjësve që do të duhet të kalojnë këtë proces.
Lleshaj: Argumente presidencial shumë interesantë, por jo ligjorë. Presidenti ka kompetencë ta kthejë ligjin, ndërsa argumentet janë presidenciale. Shqetësimi kryesor është qeveria, ndërkohë që qeveria është autoriteti përgjegjës për ta realizuar vettingun. Një frymë që mbërrin në kufijtë e të paarsyeshmes, ku gjithçka që vjen nga qeveria është problem. Vetting do të duhej të kishte cdo organizëm i gjallë, në cdo institucion duhej të kishte vetting.
Sigurisht që ky ndryshim ligjor është vullnet politik i një shumice politike, që ka gjetur miratimin e Parlamentit të Shqipërisë. Besoj se ligji nuk do ta humbë miratimin e Kuvendit. Unë i kam hedhur një sy rezervave të argumenteve të presidentit, dhe nuk shoh ndonjë argument për të bërë ndryshim ligjor. Ne nuk kemi çuar një dokument të çalë tek presidenti, kemi çuar një dokument të plotë”, tha Lleshaj.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...