Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë bërë sot shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e garantëve nga Fondi Rinor me qëllim rritjen e punësimit për të rinjtë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë, shkruan arbresh.info
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kosovës, Kujtim Gashi tha se nga takimet qe kanë pasur me të rinjtë kosovarë ka ndikuar pozitivisht.
Siç tha ai nga pilot projektet qe i kanë pasur së bashku, shumë të rinjtë kanë hapur biznese.
“Ky ka qenë një projekt i mëhershëm. Kemi pas një tourdëgjim, e të gjitha ato qe i kemi dëgjuar tani po i bëjmë realitet. Kemi dra ftuar ligjin e ri për rinin që përcakton moshën 15-30 vjet. Ne kemi pas edhe një pilot projekt me shumë të rijnë, ku shumë nga ta kanë hapur biznese të vogla, dhe me këtë ndihem shume i kënaqur. Kemi një numër të madhe të popullatës rinore andaj nuk kemi dashur të rrimë indiferent ndaj kësaj teme. Unë i përgëzoj te gjitha organizatat qe kane përfituar nga MKRS” tha ai
Ndërsa Krye parlamentari, Kadri Veseli këtë projekt e vlerësoi me një domethënie shumë të madhe.
Sipas Veselit Kosova ka nevojë për rini inovatore dhe jo për njerëz të pangopur, ku siç u shpreh edhe vet ai, ata persona që shfrytëzojnë shtetin.
“Ka shumë domethënie të madhe ky projekt edhe pse është simbolik. Trageti kryesor i ynë janë të rinjtë. I vetmi shpëtim i një ekonomik është te ketë të rijnë inovator që e zhvillojnë vendin, e institucionet duhet të jenë mbështetja e tyre. Kosova jonë vetëm para dy dekadave ka pasur tendencë për zhdukje të tërë qenies tonë, ku ka qenë edhe shkatërrim total i ekonomisë. Jemi duke ecur ne drejtim të duhur. Kemi njerëz të cilët janë të pangopur duhet me ua tregu vendin, me i çu në burg. Jam i bindur në këtë qe po them. I kemi resurset e jashtëzakonshme për te shkuar atje ku synojmë, siç është BE-ja. E gjitha varet prej neve” tha Veseli.
Nga ky projekt fitues të garantëve nga Fondi Rinor dolën 21 organizata./Arbresh.info/
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...