Menaxheri i njohur, Faton Shoshi, ka postuar në llogarinë e tij në Instagram këtë foto që me sa duket është paralajmëruese e një projekti të ri në horizont.
Mbrëmja e së dielës, takim i rëndësishëm me Këshilltarin dhe Ndihmësin Personal të Presidentit të Gambia-s.
Gjërat të reja e të mira po vijnë së shpejti në Gambia! “-shkruan Shoshi në mbishkrimin që shoqëron foton e publikuar. Deri tani nuk ka asgjë për tu habitur, megjithatë fansave nuk ka kaluar pa u vënë re komenti i Ermail Fejzullahut.
Thuj le të kesh pak, se nuk s’po dihet çka është”- shkruan këngëtari poshtë postimit të Fatonit.

Fejzullahu nëpërmjet këtij komenti që e ka shkruar në kuadrin e shakasë ka sugjeruar që personi që ndodhet në foto të qeshë që të mund të dallohet për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Një shaka që dëgjohet rëndom por që e shkruar nga këngëtari ka tjetër impakt për shkak edhe të influencës që ai ka të një kategori e caktuar individësh.
Ndaj kanë qenë të shumtë dhe personat që i kanë sygjeruar ta fshijë komentin pasi konsiderohet diskriminues për personin në fjalë, i cili për hir të së vërtetës ka një pozicion të rëndësishëm në strukturat më të larta të një shteti të huaj por edhe ndaj racës të cilit i përket.
E ky koment i Ermalit, ka bërë që Faton Shoshi ti fshij të gjitha komentet në këtë fotografi.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic