Suplementet ushqyese në formën e vitaminave, duket se nuk funksionojnë. Madje, ekspertët paralajmërojnë se disa prej tyre, duke përfshirë këtu edhe kalçiumin apo vitaminën D, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda e deri tek ato kanceroze.
Zakonisht, njerëzit i marrin këto suplemente me shpresën për të jetuar më gjatë dhe më shëndetshëm.
Një studim i realizuar me mbi 27.000 të rritur tregoi se suplementet shtesë ndikojnë edhe tek sëmundjet kardiovaskulare. Po ashtu studiuesit theksojnë se konsumimi i vitaminave A dhe K, magnezit dhe zinkut, minimizojnë rrezikun.
Por kjo gjë vlen vetëm për ushqimet që i përmbajnë këto vitamina, dhe jo për suplementet. Dozat e kalçiumit më të larta se 1.000 mg në ditë mund të jenë të rrezikshme. Në të gjithë botën, shitjet e suplementeve ushqyese janë rritur me 6% brenda 5 viteve të fundit. Ekspertët këshillojnë që vitaminat të përdoren vetëm në rastet kur rekomandohen nga mjeku lidhur me atë që trupi ynë ka nevojë.
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot
Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Rep...
Alis arrin vendin e 13-të në Eurovizion, ‘Nan’ mori 145 pi...
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë