Sot përmbyllet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit ka filluar më 6 maj dhe përfundon sot, më 17 maj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sërish ka ftuar qytetarët të verifikojnë Qendrën tënde të Votimit. “Verifiko Qendrën tënde të Votimit! Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 17 maj 2026”.
Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy forma: përmes postës ose në përfaqësi diplomatike. Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor.
Ndërkohë, votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.
Në zgjedhjet e fundit të mbajtura në dhjetor, numri i aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë vendit kishte kaluar mbi 70 mijë.
Po ashtu, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë i është drejtuar mërgatës, duke i kërkuar të regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një video-adresimi në rrjetin social Facebook, ai ka theksuar se afati për regjistrim përfundon më 17 maj dhe, në rast të mosregjistrimit, mërgata nuk mund të votojë.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.
Lista Preliminare e Votuesve përmban 2,092,202 votues, pra 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2026.
KQZ, një ditë më parë, ka certifikuar 902 kandidatë për deputetë nga 21 subjekte politike./rtk
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...