Kandidati konsensual i mbështetur nga 31 parti, Stevo Pendarovski, në intervistë për AIM tha se nëse OBRM-PDUKM arrin marrëveshje më të mirë për emrin do ta nënshkruaja atë pa hezitim.
“Nëse ju mendoni se me një ekip ekspertësh ndërkombëtarë do të mund të jepni argumente të forta dhe do t’i bindni 5 anëtarët e Këshillit të Sigurimit dhe të qeverisë në Athinë, e cila mund të jetë radikale për ne, atëherë do të shtrijë dorën time dhe në qoftë se ata arrijnë të bëjnë një marrëveshje më të mirë do ta pranoj atë dhe me të dyja duart do të nënshkruaj atë. Por kam frikë se kjo është sikur të hedhësh pluhur në sytë e votuesve të zakonshëm të Maqedonisë”, tha Pendarovski.
Ai tha se deklaratat për rishikimin e marrëveshjes së Prespës nga kundër kandidatja e tij Gordana Siljanovska është vetëm retorikë parazgjedhore./Telegrafi/
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...