Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në TEC Manastir deklaroi se me 29 mars është shpallur tender për blerjen dhe instalimin e filtrave në këtë kompani.
“Më 29 mars, u shpall një tender për blerjen dhe instalimin e filtrave të reja elektrostatike në TEC Manastir. Investimi llogaritet në 20.4 milion euro që kompania ofron nga burimet e veta. Një nga kompanitë më të rëndësishme shtetërore në vend investon më shumë se 20 milionë euro nga paratë e veta të fituara do të thotë se kanë ikur kohët kur shteti udhëhiqte me energjinë elektrike, importoheshte energji elektrike e shtrenjtë dhe paratë shkonin në investime të panevojshme”, tha Zaev.
Ai tha se investimi në rindërtimin e filtrave elektrostatik të TEC Manastir është e rëndësishme për mbrojtjen e ambientit jetësor në vend.
Zaev tha se centralet shtetërore do të kenë mbështetjen e qeverisë në të gjitha hapat dhe projektet që po realizojnë dhe planifikojnë, sepse, siç tha ai, pa një sistem të qëndrueshëm të energjisë, nuk ka shtet të qëndrueshëm./Telegrafi
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...