Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka zbuluar për Sky Sport se Cristiano Ronaldo kishte dashur të luante në derbin e së shtunës në Serie A kundër Milanit, por nuk ishte lejuar nga drejtuesit e klubit.
Uria e Ronaldos për të luajtur, për të shënuar, për të garuar dhe për të fituar është e pakrahasueshme. Është aq e madhe saqë drejtuesve të kampionit italian iu desh ta ndalnin me forcë sulmuesin portugezi, pasi ai kishte këmbëngulur për t’u paraqitur kundër Milanit, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo është duke u riaftësuar nga një lëndimi që e pësoi me Kombëtaren e Portugalisë në fund të marsit, dhe paraqitja e tij ndaj Milanit nuk vinte në shprehje.
“Na u desh ta ndalnim atë. Ai natyrisht do të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Ajaxit”, zbuloi Nedved.
Cristiano nuk donte ta humbiste lojën kundër Milanit, të cilën Juve e fitoi 2:0 dhe e arriti titullin në Serie A me një dorë. Një humbje e Napolit sot do të nënkuptonte se Juventusi edhe matematikisht është kampion italian për herë të tetë më radhë.
Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive gl...
Oda Ekonomike Amerikane: Kosova të zhvillojë infrastrukturën...
Ra në krye të detyrës në Maliq, polici do të varroset në ven...
Kusari-Lila sot mban konferencë për media, njofton masa të r...
Panairet ekonomike, Kurti: Ekonomia e Kosovës rritet përmes ...
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...