Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është kandidati i fundit për bankinën e Milanit në sezonin e ardhshme ndërkohë që Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet nga klubi.
Bazuar në një raport nga La Gazzetta dello Sport, tensionet mes drejtorit Leonardo dhe trajnerit Gattuso mund të shkaktojnë një ndryshim në fund të sezonit, madje edhe nëse ata kualifikohen në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Opsionet për zëvendësimin e tij tashmë janë të përmendur dhe Antonio Conte, Maurizio Sarri, Arsene Wenger dhe Mauricio Pochettino janë emrat që shihen si kandidatë.
Sugjerimi i fundit nga gazeta e lartpërmendur është trajneri aktual i Arsenalit, Unai Emery, i cili është emëruar në këtë rol te “Topçinjtë” nga drejtori i ri ekzekutiv te Milani – Ivan Gazidis.
Juventusi luan kundër AC Milanit pasditen e sotme, ndeshje shumë e rëndësishme për “Rossonerët”./arbresh.info/
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...
Bayerni fiton në frymën e fundit ndaj Real Madridit, dhe kua...
Arsenali kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve