Ofendimit të Deputetit të LDK-së, Blerim Grainca ndaj Opozitës, ka ngjallur reagime nga dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Fisnik Ismaili.
Fisnik Ismaili, përmes një postimi në facebook i’u është kundërpërgjigjur Graincës duke e quajtur ‘kastravec’. Madje, ai ka thënë që as nuk e ka dëgjuar emrin e tij në Parlament ndonjëherë.
Lexojeni të plotë postimin e Ismailit në Facebook:
E lexova dikah që një deputet i LDK-së e paska ofendue opozitën, tuj na quejtë loparë. Mandej mu desht me hy në webfaqe të Kuvendit, me e lypë se a është vërtetë Blerim Grainca deputet, se tybe as s’kisha dëgjue për te, e as s’mu kujtojke që e kam pa në Kuvend najherë. Janë do kastraveca qaty veç sa për numër. S’po rrej
Gjithashtu edhe Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj postimit të deputetit të LDK-së, Blerim Graincën, ku fliste për “loparë e proletarë”./Arbresh.info
“Gjuhën e ulët të Isa Mustafës, po e përcjellin me servilitet të lartë deputetët e tij. Derisa Isa i quan kundërshtarët ‘gomarë’ kurse qytetarët të ‘padijshëm’, Blerim Grainca përdor fjalën ‘lopar’ për ata që po e mbrojnë Republikën.
S’kanë faj! Kur Qeveria nuk ka argumente për t’i mbrojtur veprimet e veta, përdor gjuhën e ulët, etiketimet, kërcënimet dhe policinë.
Blerim Grainca e ka nuhatur që duke u sjellë si shefi i tij, duke qenë servil dhe sahanlëpirës i tij, mund të ketë përfitime edhe financiare, sikur djemtë Isës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes