Rreziku që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi europian pa një marrëveshje ka arritur një nivel alarmant, paralajmëroi sot guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, në një intervistë të dhënë për “Sky News”.
“Duke gjykuar se rreziku tashmë është në një nivel alarmant”, guvernatori gjykoi se një Brexit pa marrëveshje mund të vijë aksidentalisht dhe papritur, ndonëse Britania e Madhe dhe BE-ja thonë se duan të evitojnë një skenar të tillë, që i tremben qendrat e biznesit, përcjell Atsh.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean Claud Juncker janë shprehur sot se do të luftojnë deri në çastin e fundit për të shmangur një largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media