Paraditen e sotme bëri jehonë një lajm se një shtetas nga Mali i Afrikës është arrestuar në aeroportin e Parisit me një valixhe me 23 milionë euro.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është çfarë shkruan mediat vendase se 15 miliardë franga CFA, rreth 23 milionë euro kishin destinacion Shqipërinë dhe u gjetën në valixhe diplomatike.
Por ambasada shqiptare në Francë e ka mohuar ekzistencën e një lajmi të tillë.
Ky lajm është publikuar vetëm në mediat e shtetit afrikan të Malit dhe gjeti pasqyrim edhe në Shqipëri.
Autoritetet shqiptare nuk kanë pasur një reagim në lidhje me këtë që rëndom mund të jetë edhe një fake news, por ajo që është me rëndësi është skandali që ka pllakosur prej kohësh në diplomacinë shqiptare.
Pak kohë më parë mbi 100 pasaporta shqiptare u vodhën nga makina e konsullatës shqiptare në Janinë.
Ndërsa skandali tjetër ishte ai i dhënies së titullit konsull nderi të Shqipërisë në Nigeri të shtetasit indian Nitin Sandesara, i kërkuar në vendin e tij për vjedhjen e 724 milionë dollarëvë./Express

Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...