Chrissy Teigen është një nga yjet që tregohet gjithmonë e sinqertë me fansat e saj, prandaj ata e duan.
Modelja kishte rrëfyer se vazhdon të ketë kilogramë të tepërt, prej se e solli në jetë djalin e saj, Miles, para dhjetë muajsh.
Bukuroshja, e cila ka edhe një vajzë dyvjeçare me bashkëshortin John Legend, ka treguar se peshon rreth nëntë kilogramë më shumë se pesha e saj ideale.
Mirëpo, ajo nuk shqetësohet për këtë gjë dhe nuk e ka në plan të humbë më shumë peshë.
“Peshoj rreth nëntë kilogramë më shumë në krahasim me peshën që e kisha para Miles. Ai është 10 muajsh. Asnjëherë nuk jam shqetësuar, sepse e dua shumë ushqimin”.
“Më së shumti e hollë kam qenë menjëherë pasi e solla në jetë Lunan. Depresioni pas lindjes. Do t;i mbaj këta kilogramë dhe këta ndjenja”, ka thënë modelja.

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...