Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë sot se Serbia është e vetëdijshme për gabimet e bëra në të kaluarën, por që bombardimet e NATO-s në vitin 1999 ishte një gabim i të tjerëve, dhe jo i qytetarëve të Serbisë.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, në një konferencë me rastin e 20 vjetorit të sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, Brnabiq ka thënë se Serbia nuk duhet të harrojë viktimat e bombardimeve, shkatërrimin e fabrikave, urave dhe të ekonomisë, por është vlerësuar se duhet të përpiqet për të falur, sepse, siç tha ajo, për të kjo do të ishte mënyra e vetme për të realizuar potencialet e saj të mëdha dhe kthimin kah e ardhmja, partneriteti dhe bashkëpunimi.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi gabuar, por bombardimet në vitin 1999 ishte një gabim i të tjerëve dhe jo i qytetarëve të Serbisë”, tha ajo.
Tutje ajo citohet të ketë thënë se gjatë sulmeve të NATO-s, të gjithë në Serbi ishin objektiva, pavarësisht nga gjinia, mosha, përkatësia etnike, feja apo afinitetet politike. /Telegrafi/
Ministria e Drejtësisë së RMV: Provimi i jurisprudencës jepe...
Irani refuzoi propozimin për armëpushim, vjen menjëherë përg...
Super paraqitje e ‘Krabenit’, FUT kualifikohet në play-off t...
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin ...
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së