Alban Skënderaj ka publikuar projektin e ri, i cili përmban vargje mjaft prekëse.
Alban Skënderaj sapo ka publikuar baladën e re me titull “Plagë në gjysmëshpirt”, shkruan lajmi.net.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes vetë këngëtari, ndërsa orkestrimin e bëri Endrit Shani.
Këtë këngë, Albani e solli vetëm në versionin audio, ndërsa përmes rrjeteve sociale bëri të ditur që kënga është shkruar 10 vite më parë, pasi kishte ndërruar jetë nëna e Miriamit.
Ndërsa, tani kur bëhet gati dy vjet që humbi nënën e tij, këngëtari e gjeti më së miri veten në këto vargje.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri nga Alban Skënderaj me titull “Plagë në gjysmëshpirt”.
MINTI publikon çmimet e derivateve
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...