Në sheshin Adem Jashari të komunës së Lipjanit shumë qytetarë janë mbledhur për të ndezur qirinj në kujtim të dy të rinjve lipjanas, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava.
Dy të rinjtë humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodh ditën e djeshme në Duhël të Suharekës/
Përpos dy lipjanasve në këtë aksident humbi jetën edhe një i ri nga Prishtina, V.H viti i lindjes 1999.

Përpos ndezjes së qirinjve që po bëhen në shesh, kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti bashkë me përfaqësues të tjerë komunal dje në orët e vona kanë vizituar familjen në fshatin Llugaxhi ku edhe kanë shprehur ngushëllime.
Në komunën e Lipjanit sot u shpall ditë zie, me rastin e humbjes së jetës së dy të rinjve në këtë aksident.
Duhet përkujtuar se vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël ishte e marrë me qira.

Duhet përkujtuar që vitin e kaluar dhe këtë vit pati një numër të madh të aksidenteve, shumë prej tyre edhe me fatalitet./Indeksonline/


Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...