Ylli i Hollywood, Angelina Jolie gjatë një interviste hodhi dritë mbi arsyet e ndarjes nga ish bashkëshorti Brad Pitt.
“Asnjë marrëdhënie nuk është vetëm bardh e zi. Unë dhe Brad kishim pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje. Dhe arsyet pse shkuam drejt divorcit ishin pikërisht pikëpamjet e ndryshme që kishim mbi fëmijët tani,”-tha aktorja për Entertainment Today.
Ndërsa theksoi se një arsye tjetër ishte varësia e Brad ndaj alkoolit. “Varësia e tij ndaj alkoolit ishte arsyeja pse humbi shumë mundësi në Hollywood. Ai ishte xheloz dhe nuk më lejonte të promovoja biznesin tim. Sidoqoftë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë nuk dua të flas shumë për këtë,”-shtoi Jolie.
Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox. Njoftimi për ndarjen e tyre në shtator 2016 pas një dekade së bashku shokoi fansat e tyre në të gjithë botën.
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...