Rusia ka njoftuar se do t’u kundërpërgjigjet veprimeve të SHBA-ve, Bashkimit Evropian (BE) dhe Kanadasë, të cilat “vendosën në listën e sanksioneve 6 zyrtarë rusë dhe 8 kompani ruse me arsyetimin se kanë mbështetur Rusinë në pushtimin e Krimesë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë me shkrim tha se SHBA-ja dhe Kanadaja po përpiqen të ushtrojnë presion mbi Rusinë.
“SHBA dhe Kanadaja nuk mund të arrijnë rezultatet që duan me sanksionet që ato imponojnë. Qëllimi i tyre është të bëjnë presion mbi vendin tonë duke vendosur masa kufizuese për qytetarët dhe kompanitë ruse. Ne do t‘i përgjigjemi kësaj”, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se ndaj Rusisë po zbatohen sanksione në mënyrë të rregullt.
Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Thesarit thuhej se janë zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë në kontekstin e krizës në Ukrainë.
Më tej në deklaratë thuhej se në listën e sanksioneve janë vendosur edhe 6 zyrtarë rusë dhe 8 kompani ruse me arsyetimin se i kanë dhënë mbështetje Rusisë në pushtimin e rajonit të Krimesë në Ukrainë.
BE-ja dhe Kanadaja të cilat veprojnë në mënyrë të koordinuar me SHBA-në njoftuan mbi vendosjen e sanksioneve të njëjta ndaj Moskës për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare