Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat në lidhje me çështjen e dekriminalizimit, theksoi se ky proces po shkon drejt përmbylljes, “edhe pse kemi 2 nisma me arsyetime të ndryshme”.
“Për ato pak çështje që nuk ka konsensus, të kërkojmë ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët janë të interesuar për këtë proces. Edhe marrëveshja pozitë-opozitë e vitit të shkuar u arrit falë ndërmjetësimit të dyshes Kukan-Fleckenstein. Është e qartë se të dyja këto nisma kanë përputhshmëri të gjerë, me disa diferenca që nuk mund të zbehin thelbin dhe nuk mund të bëhen pengesë për këtë proces”, tha Meta.
“Procesi i dekriminalizimit kërkon konsensus dhe ndryshime në Kodin Zgjedhor e atë Penal. Përpjekjet që e paraqesin si iniciativë të thjeshtë, janë një lojë që bëhet me publikun dhe jo një përpjekje serioze për t’i shkuar me themel këtij procesi. Duhet treguar vullnet dhe nuk duhen krijuar pretekste që pengojnë përmbylljen e një procesi që nuk duhet të ishte temë e politikës shqiptare”, shtoi kreu i Kuvendit.
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit