I ftuar në emisionin “Open” ne TCH, në një emision ku flitej për “superdosjet” e denoncuara nga Partia Demokratike kundër qeverisë së kryeministrit Rama, ish-deputeti Ervin Salianji ka denoncuar edhe diçka që ka zbuluar nga fashikujt e dosjeve ku akuzohet për kallëzim të rremë.
Në dosje, sipas pretendimeve të Salianjit, ka materiale video që tregojnë se qeveria e kryeministrit Edi Rama monitoron “non stop” selinë e opozitës, ish-SHQUP-in ku është vendosur prej vitesh Partia Demokratike.
“Nëse do të kishte Prokurori, atëherë do të niste menjëherë hetimet”, tha Salianji në studio për materialet që tha se janë publikuar më herët dhe nuk përbëjnë sekret hetimor.
Për videon, që sipas tij vërteton mbikëqyrjen ambientale të selisë së demokratëve, Salianji thotë se gjithçka bëhet nga njësia operacionale e Policisë së Shtetit. Veç videos për selinë e PD-së, Salianji vuri në dispozicion të drejtuesve të emisionit “Open” edhe një foto ku duket sikur survejohet godina e Top Channel në Mëzez të Kasharit.
“Superdosjet” për të cilat është diskutuar këtë të hënë në “Open” ishin ato me numrat “339” dhe “184”, e para e bërë e famshme prej përgjimeve të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, me bandën e Avdylajve; ndërsa e dyta me hetimet që nisën për çështjen e blerjes së votës pas zgjedhjeve në Dibër, që u mbajtën pas shkarkimit të Shukri Xhelilit.
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...