Zgjedhjet e 10 majit për Parlamentin Suprem, janë të dytat që nga koha kur lideri Kim Jong Un mori pushtetin.
Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet në shtetin komunist. Votuesit teoritikisht mund të fshijnë emrin e kandidatit para dorëzimit në kutinë e votimeve, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Analisti Fyodor Tertitsky, ka thënë për BBC se nëse dikush e bën votën të pavlefshme, atëherë policia sekrete do ta kërkojë votuesin dhe ai person do të konsiderohej i çmendur, transmeton rel.
Sipas statistikave, pesë vitë më parë dalja në votim ishte 99,97 përqind. Përqindja shumë e vogël e mosdaljes rezulton me ata persona që kanë punuar jashtë vendit.
Personat nga mosha 17 vjeçare mund të votojnë në zgjedhje.
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë...
49 aksidente trafiku e mbi 2200 gjoba të shqiptuara brenda 2...
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...