Këngëtarja e mirënjohur shqiptare e xhazit Elina Duni me kuartetin e saj sonte do të mbajë koncertin në Prishtinë, në kuadër të turneut ballkanik në të cilin promovon albumin e saj më të ri “Dallëndyshe”.
Repertori i albumit dhe koncertit përmban këngë mërgimi, dashurie dhe këngë të vjetra shqiptare që ndërthuren me tingujt bashkëkohorë xhaz të kuartetit, i cili tashmë ka dhjetë vjet që luan nëpër Evropë.
Duni, e cila jeton dhe krijon në Zvicër, para Prishtinës mbajti koncerte në Tiranë dhe Prishtinë, ndërsa turneun do ta përfundojë nesër mbrëma me një koncert në kryeqendrën e Serbisë, Beograd.
Koncerti në Prishtinë mbahet në Amfiteatrin e parkut Gërmia dhe fillon në orën 19:30.
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit