Një numër i madh i protestuesve janë mbledhur ne qytetin verior të Italisë, Milano, për të protestuar kundër racizmit. Organizatorët e protestës kanë thënë se në të kanë marrë pjesë rreth 200 mijë njerëz.
Protesta u mbajt në rajonin e Lombardisë, ku partia populiste “Lidhja” ka mbështetje të fuqishme. Aktivistët që morën pjesë në këtë tubim thanë se qeveria po e nxit frikën dhe urrejtjen për t’i thelluar ndasitë.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri italian dhe kryetari i partisë “Lidhja”, Matteo Salvini, thotë se politikat e reja qeveritare për imigracionin do ta bëjnë Italinë shtet më të sigurt.
Në shtator të vitit të kaluar, qeveria e kishte miratuar një rregullore që e bën më të lehtë deportimin e imigrantëve dhe heqjen e shtetësisë së tyre në rastet kur ata kryejnë krime serioze.
Që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, Italia është përpjekur t’i mbyllë portet për anijet me imigrantë që kalojnë përmes Detit Mesdhe.
Protestuesit marshuan në rrugët e Milanos me parullën “Njerëzit në rend të parë”, ndërsa organizatorët thanë se diversiteti i popullsisë është thesar kulturor.
“Ne duam që Italia dhe Evropa t’i ndryshojnë politikat dhe t’i vendosin njerëzit në qendër”, tha një protestues, shkruan “BBC”
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...
Së shpejti hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK
Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dysh...
Vuçiq i shqetësuar për pranimin e Kosovës në aleancën ushtar...
Damka dhe Prattipati flasin për prosperitetin e komuniteteve...