Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka demantuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Kujtim Shala në emisionin Rubikon të KTV-së, se gjatë periudhës së ngërçit politik të vitit 2014, Presidentja ka ndikuar se cilat parti të jenë pjesë e qeverisë së tanishme.
Presidentja Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Shalës janë absolutisht të pavërteta dhe të pabaza, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Jahjagës në Facebook:
“Deklarata e sotme e zëvendëskryeministrit Kujtim Shala në emisionin Rubikon të KTV-së, se gjatë periudhës së ngërçit të vitit 2014, Presidentja ka ndikuar se cilat parti të jenë pjesë e qeverisë së tanishme, janë absolutisht të pavërteta dhe të pabaza.
Koalicionet qeverisëse i krijojnë partitë dhe partitë vendosin se kur i përfundojnë ato.
Partitë duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe jo të përfshijnë Presidentin e vendit dhe partnerët ndërkombëtar në vend, në debate të brendshme politike.
Presidentja Jahjaga ka ndërmjetësuar ndërmjet partive në gjetjen e një zgjidhjeje për krijimin e institucioneve, në respektim të Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe kritereve që burojnë nga to.
Presidentja në asnjë takim me liderët e partive politike nuk ka rekomanduar apo shtyrë një opsion të caktuar politik.
Është për keqardhje që një zyrtar i lartë institucional, i cili nuk ka qenë pjesë e diskutimeve për tejkalimin e ngërçit, bën deklarata të pasakta për qëllime politike, në momentin kur qytetarët presin nga institucionet, përfshirë dikasterin që z. Shala udhëheqë, të tregojnë lidership dhe të gjejnë zgjidhje urgjente për çështjet e interesit thelbësor për vendin” (sic.), ka shkruar Jahjaga.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...