Një modele australiane me sindromën Down ka sfiluar në javën e modës në Nju Jork. Ajo është Madeline Stuart, modelja e dytë me këtë sindromë që shkel pasarelat e modës.
Në muajin shkurt, u bë e njohur si modelja e parë me sindromën Down, Xhemi Bruer. Ajo është e njohur edhe për rolet e saj në “American Horror Story”.
Ndërkohë, Stuart sfiloi herën e parë e shoqëruar nga dy modelë, ku njëri prej tyre ishte me proteza në krah. Modeli Rebeka Marin, ka lindur pa njërin krah, gjë e cila e ka detyruar të vendosë krah bionik.
Në javën e modës në Nju Jork, janë prezantuar një gamë e gjerë stilistësh, të cilët kanë bashkëpunuar me disa organizata që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj Kuvajtit dhe Bahreinit
Iraola nënshkruan kontratë dy-vjeçare me Liverpoolin
Rama: Nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it, nuk do të ...
Vrasja e një 18-vjeçari në Britani shkakton protesta të dhun...
“Gjuha shqipe nuk është privilegj”, studentët e Kosovës prot...
Costa në Prishtinë: BE rikonfirmon mbështetjen për Kosovën n...