Për epideminë e gripit sezonal që ka përshirë Kosovën ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në komunikatën e MASHT kërkohet nga Drejtoritë Komunale të Arsimit të mbikëqyrin situatën, shkruan arbresh.info.
“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka kërkuar nga drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), që të mbikëqyrin situatën në komunat e tyre rreth epidemisë së gripit sezonal përmes përgjegjësve të institucioneve parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private)”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë kërkohet gjithashtu së nxënësit me simptomat e gripit të qëndrojnë në shtëpi.
“Këtë kërkesë, MAShT e ka bërë duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për situatën aktuale epidemiologjike të gripit sezonal. Në kërkesën që iu është drejtuar DKA-ve, MAShT ka kërkuar nga përgjegjësit e të gjitha institucioneve arsimore që fëmijët dhe nxënësit që kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh), t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, përfundon komunikata e MASHT./Arbresh.info/
Kosova pushton mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në f...
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...