Matoshi: Vendimet për hidrocentralin në Lumbardh, sipas interesit të qytetarëve

16:50 | 25 Shkurt 2019
A Z

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbajtur një takim me kryetarin e komunës se Pejës Gazmend Muhaxhi.

Pas takimit ministri Matoshi tha se jemi duke punuar se bashku me kryetarin e Pejës lidhje me hidrocentralin ne lumbardhë dhe interesi i qytetarëve do të jetë në rend të parë.

Interesat e qytetarëve janë në rend të parë. Interesi tyre do jetë i pari për çdo projekt. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë normalisht i marrim në konsideratë. Ende nuk është takuar grupi dhe nuk është bë asnjë vlerësim dhe në bazë të ditëve të ardhshme do ketë edhe vendime por gjithmonë duke shikuar edhe interesin e qytetarëve”, tha Matoshi.

Gjithashtu Matoshi tha do të jenë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Pejës sa i përket ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardhë të kësaj komune.

Ai shtoi se projekte të shumta do të bëhen për Pejën, ku është diskutuar edhe për impiantin e ujërave të zeza.

“Gjatë këtij viti më Pejë do kemi disa projekte të rëndësishme për mjedisin. Ishin temë e këtij takimi, edhe me impiantin e ujërave të zeza”, shtoi Matoshi./Arbresh.info/.

Shpërndaje në rrjete sociale