Drejtësia e korruptuar po pengon zhvillimin e ekonomisë, dhe ekonomia nuk mund të funksionojë, në një vend ku nuk funksionon drejtësia.
Kështu është shprehur sot kryeministri Rama gjatë një tryeze me temën ekonomia dhe bankat, ku ishte i pranishëm edhe guvernatori Genti Sejko.
Rama tha më tej se Qeveria e ka marrë me shumë shqetësim çështjen e kredive të këqija si shprehja më kuptimplotë e një ekonomie në krizë. Ai theksoi se Shqipëria ka ambicie dhe potencial për rritje ekonomike më të lartë se 3 përqind që është parashikimi.
“Do të isha plotësisht i lumtur nëse këtu nuk do të vija re një mungesë të rëndësishme, siç është mungesa e kryetarëve të gjykatave. Nëse ka një shembull kuptimplotë për faktin se si një drejtësi e korruptuar mund të pengojë ekonominë dhe zhvillimin ekonomik këtë shembull na e jep sjellja arbitrare e gjykatave dhe gjykatësve të korruptuar në raport me ekzekutimin e kolateraleve. Ne e kemi marrë me shumë shqetësim qysh në ditën e parë çështjen e kredive të këqija si shprehje kuptimplotë e një ekonomike në krizë dhe rivendosja e disiplinës fiskale ishte domosdoshmëria numër një për të ulur në radhë të parë perceptimin e rrezikut për ekonominë shqiptare dhe në terma më praktikë për të krijuar hapësirë më të madhe që fondet që ju administroni të orientohen drejt sektorit privat,” tha Rama sot gjatë tryezës me bankat.
Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nga masat e marra prej institucionit që ai drejton është arritur që kreditë e këqija të ulen në nivelin 20 përqind por sërish edhe ky nivel flet për një numër ende të lartë të kredive me probleme.
“Përqindja e lartë e kredive me probleme ka ndikuar në perceptimin më të lartë të rrezikut nga ana e bankave dhe adoptimin prej tyre të një qasje më konservatore në kreditimin e ekonomisë. Të dhënat dhe vrojtimet tona tregojnë për një shtrëngim të kushteve të kreditimit, ndërkohë që vëllimet e kreditimit ndonëse pozitive ende konsiderohen të ulëta. Raporti i kredive me probleme nga niveli 25 përqind që ishte niveli më i lartë i tij në korrik të vitit 2015 ra në nivelin 20.3, afër 20 përqind,” tha guvernatori Genti Sejko.
Tryeza mes qeverisë dhe bankave ka vijuar edhe më gjatë por pa praninë e mediave.
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...
Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë ...
Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozita...
Arian Tahiri, befasia e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Tragjedia në Crans -Montana, identifikimi i të vdekurve apo ...
Hapet pika kufitare e Qafë-Thanës, ishte e bllokuar që prej ...