Zëvendësministrja Rejhan Vuniqi takon Ambasadorin e Malajzisë, diskutohet bashkëpunimi konkret Kosovë Malajzi
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka pritur sot në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadorin jo-rezident të Malajzisë në Republikën e Kosovës, Abdul Malik Melvin Castelino, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, njofton kumtesa.
Në kuadër të këtij takimi, zëvendësministrja Vuniqi ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Malajzisë në kuadër të procesit të anëtarësimit të vendit tonë në organizatat ndërkombëtare, dhe ka shprehur interesimin e palës kosovare për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën ekonomisë, bujqësisë dhe arsimit, gjë e cila është vlerësuar me interes edhe nga Ambasadori i këtij shteti.
Bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të MPJ-së dhe shqyrtimi i mundësisë së heqjes së vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës, që udhëtojnë në Malajzi ka qenë një çështje tjetër diskutimi.
Në vazhdim, Ambasadori, Melvin Castelino, ka shprehur falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellur gatishmërinë personale për të kontribuar në vazhdimësinë e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.
Gjithashtu, është diskutuar edhe mbi shkëmbimin e vizitave të niveleve më të larta shtetërore.
Automjeti godet për vdekje këmbësorin në Tiranë
Për një javë, 41 të lënduar si pasojë e aksidenteve në Feriz...
Midis mosmarrëveshjeve dhe bashkëpunimit: Raportet e komunav...
Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shq...
KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit ...
Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat