Nxënësit e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë janë të vetmit që po mbajnë mësim edhe ditëve të shtuna.
Shkolla “Elena Gjika” e kishte filluar procesin mësimor 2018 /2019 me dy javë vonesë në shtator të vit të kaluar. Kjo ngase në shkollë kishin filluar të bëheshin disa renovime nga një donacion i përfituar nga Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim “TIKA” dhe Komunës së Prishtinës.
Nxënësit i humbën dy javë mësim, dhe tash po detyrohen që t’i kompensojnë ato ditëve të shtuna.
Në mëngjisin e së shtunës (sot) nuk ishte në shkollë askush prej autoritete përgjegjëse, por një arsimtarë tha për lajmi.net, se kanë mbetur të kompensohen edhe rreth 8 ditë, pra edhe 8 vikende.
Ndërkohë, nëse Ministria e Arsimit merr vendim që orët e humbura në janar, të plotësohen të shtunave, kjo shkollë do të punojë pa pushim deri në mbylljen e procesit mësimorë.
Në kohën kur SBASHK-u kishte organizuar një grevë të përgjithshme arsimore në Kosovë, kjo shkollë nuk deshi ta përfillë këtë vendim.

Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...