Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në
Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë, që është paralajmëruar për më 20 shkurt 2019.
Pas ratifikimit, Talat Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me Kryetaren e Kuvendit Nacional të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.
Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me Zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zakharieva./telegrafi
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00