Zeneli ka asistuar në fitoren 2-0 të Stade de Reims ndaj Rennes.
Reims ka marrë pikët e plota kundër Rennesit, në sfidën e vlefshme për xhiron e 25 në Ligue, duke triumfuar 2-0, shkruan Gazeta Express.
Në këtë ndeshje la gjurmë edhe talenti i Kosovës, Arbër Zeneli.
23-vjecari, i cili në afatin kalimtar të janarit u transferua në Francë nga Heerenveen, u inkuadrua në lojë në minutën e 55’ në vend të Mathieu Cafaro.
Pas më shumë se 10 minutave në fushë, anësori i Kosovës tregoi talentin e tij duke asistuar për Remi Oudin, që realizoi për 2-0 në minutën e 68’.
Zeneli vrapoi disa metra dhe pavarësisht tentimeve nga kundërshtari për ta ndalë, ai nuk u rrëzua dhe arriti qëllimin duke ndihmuar skuadrën e Stade de Reims të gjejë golin e dytë, derisa golin e parë e realizoi Boulaye Dia në minutën e tretë.
Kjo është ndeshja e tretë që Zeneli po inkuadrohet në pjesën e dytë, por, duke parë formën që po tregon, shumë shpejt pritet të jetë titullar për klubin francez, që është edhe synimi i 23-vjeçarit.
SPAK çliron llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin,...
Presidenti i KE-së në Prishtinë: Kosova ka nevojë për instit...
LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...