Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj ka vizituar sot varrin e Hilmi Haradinajt, babait të heronjve të familjes Haradinaj.
Dreshaj tha se baca Hilmi është shembulli më i mirë i kontributit jetësor për liri e pavarësi.
Tutje ai uroi të gjithë për 11-vjetorin e shteti të Kosovës, me nderimet më të larta për ata që u sakrifikuan për Kosovën.

Postimi i plotë:
Në këtë përvjetor të shtetësisë së Kosovës, vendosa të vizitojë varrin e bacës Hilmi, prindit të heronjëve të gjallë e të vdekur.
Baca Hilmi është shembulli më i mirë i kontributit jetësor për liri e pavarësi.
Çfarë pati e çfarë mundi, ky njeri i urtë s’u mposht nga asnjë sfidë, duke qenë inspirim për shumë breza të ndërtimit të shtetit të Kosovës.
Amanetet e babës sot po i kryen e po i bën realitet djali i tij, kryeministri Haradinaj, me vendime që po dëshmojnë se Kosova është shtet sovran e i pavarur.
Me nderimet më të larta për ata që sakrifikuan për Kosovën shtet, urime ditëlindja e 11-të e shtetit tonë të bukur.
G.D



LVV gjobitet me 5.100 euro pas ankesës së IKD-së për përfshi...
Mbulohen tabelat me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
Rasmus Hojlund kalon përfundimisht te Napoli
Dy të arrestuar për kontrabandim me migrantë në afërsi të Ha...
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit