Prokuroria Publike njoftoi një proces të gjerë të dëgjimit të të mbijetuarve në autobus. Pas shërimit të tyre të gjithë do të thirren për t’u marrë në pyetje disa herë për, siç thonë nga prokuroria, krijimin e një pamje të plotë se çfarë ka ndodhur në autobus pak para rrëzimit.
“Përveç dëshmive të njerëzve, nga to do të kërkohet edhe dokumentimi i plotë i shërimit për shkak se shërben si material dëshmues në gjetjen e arsyes së tragjedisë”, thonë nga Prokuroria.
Përndryshe automjeti ku humbën jetën 15 persona do të hetohet në laboratorin për automjete pranë Fakultetit të Makinerisë dhe atje do të konfirmohet nëse autobusi ka qenë 18 vite i vjetër dhe se a i plotëson kushtet për bartjen e ushtarëve.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...