Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, përveç aktiviteteve tjera për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar sot tre fshatrat e thella shqiptare të komunës së Leposaviqit.
Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë homazhe para varrit të heroit Kadri Bistrica në fshatin Bistricë, ku ka vendosur edhe flamurin kombëtar e shtetëror.
“Sot është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe posaçërisht të Mitrovicës… Jemi duke bërë aktivitete të ngjeshura për ditën e sotme të cilat i kemi paraparë… Nuk jemi ndalur vetëm në Mitrovicë, por kemi shkuar deri në Leposaviq duke nderuar dhe respektuar edhe heroin tonë Kadri Bistricën…Te varri i Kadri Bistricës kemi vendosur flamurin kombëtar, por edhe shtetëror të Republikës së Kosovës”, ka thënë Bahtiri.
Sa i përket nismës së tij për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, ai ka përsëritur premtimin e tij, duke u shprehur shumë i bindur se një gjë e tillë do të ndodhë sivjet.
“Janë procese që duhet të ecin dhe unë po ju garantoj të gjithëve pavarësisht nëse dikush e dëshiron apo jo, por bashkimi i qytetit do të jetë deri atje ku isha unë sot, në ato tre fshatra Koshtovë, Bistricë dhe Cerajë… Kjo do të ndodhë sivjet”, potencoi Bahtiri.

Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...