Ministria e Bujqësisë, pas largimit të Nenad Rikallos, ka mbetur pa ministër. Kryeministri Ramush Haradinaj, siç tregon zyra e tij për Gazetën Express, nuk ka caktuar askënd në vend të Rikallos. Ndërkaq, nuk dihet nëse ministri i ri i Bujqësisë do të jetë nga komuniteti serb.
Koalicioni qeverisës që nga marsi i vitit të kaluar, kur u arrestua në Veri zyrtari i lartë i Serbisë, Marko Gjuriq, ka humbur një partner të saj. Lista Srpska është larguar nga qeveria, por po vazhdon të mbajë peng disa ministri.
I lirë është vetëm posti i ministrit të Bujqësisë, nga i cili është larguar Nenad Rikallo, në fillim të shkurtit.
Qeveria akoma nuk ka caktuar pasardhësin në krye të Rikallos, i cili që nga emërimi ishte i padëshiruar, pasi qytetarët e lagjes Dardania e kishin akuzuar ministrin serb se gjatë luftës ka “Nuk është caktu asgjë”, kanë thënë nga Zyra e Kryeministrit për Qeverinë, ndërsa nuk tregojnë nëse ministri i ardhëm i Bujqësisë do të jetë nga Lista Srpska.
Partitë e koalicionit qeverisës i kanë të ndara postet dhe ministritë, që prej krijimit të Qeverisë. Kur janë shkarkuar ministra nga AKR dhe Nisma, zëvendësit e tyre kanë ardhur nga po të njëjtat subjekte.
Dy ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit i ishin dhënë Listës Srpska.
Opozita kishte e kishte thirrur në interpelancë kryeministrin Haradinaj, pas akuzave të banorëve të Dardanisë, se ministri Rikallo, që banonte në atë lagje në vitet e ‘90-ta, gjatë luftës i ka torturuar ata.
Atëherë Haradinaj nuk e shkarkoi ministrin, ndërsa largimin e tij e zyrtarizoi vetëm pasi Partia Socialdemokrate ia kushtëzoi shkarkimin e ministrit serb në këmbim të votës për buxhetin e vitit 2019.
Shefi i qeverisë në një intervistë të syri.net dy javë më parë tha se Rikallo edhe ashtu ka kërkuar që të largohet nga posti i ministrit. /Express/
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...
Faton Peci për Vjosa Osmanin: Kam pasur dëshirë që edhe ajo ...
Kurti përuroi investimet në efiçiencë të energjisë në tri nd...
Trump mbërrin në Kinë për një takim me rëndësi të madhe me X...
Arrestohet i dyshuari për posedim të narkotikëve në Ferizaj
Kryeministri në detyrë Kurti bëri homazhe në Korishë