Rafting nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.
Lumi i Shkumbinit po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri.
Ky lum, me gjatësi rreth 180 km, ofron mundësi të artë veçanërisht në këtë stinë ku niveli i ujit është i kënaqshëm dhe rryma e favorshme.
Në një video të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla , shfaqen disa të rinj që ushtrojnë këtë sport në lumin Shkumbin.
“Në një ditë me plot diell dhe me djemtë e ekipeve të rafting që tashmë e vendosën edhe Shkumbinin në hartën e Rafting Albania”, shprehet Balla.
Lumi Shkëmbin, buron në malin e Valamares dhe duke rrjedh nëpër një luginë të ngushtë e reliev të thyer derdhet në detin Adriatik. Shkumbini merr vlera të rëndësishme për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Shkumbin kolon nëpër krahinën e Mokrës në rrethin e Pogradecit. Lugina e Shkumbinit ka një bukuri të rralle me katarakte, shpella, plazhe të vogla, etj. Përgjatë lumit në krahinën e Mokrës ka edhe mjaft vende të përshtatshme për peshkim dhe vende të tjera piktoreske, që mund të vizitohen nga turistët e natyrës dhe ata të aventurës, si Selca e Poshtme në Krahinën e Mokrës me një vendbanim Ilir te lashte, ura e Golikut në fshatin Golik atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin.
Më pas lumi kalon nëpër rrethin e Librazhdit dhe atë të Elbasanit ku kalon shume pranë qytetit dhe më pas vazhdon në Peqin e Rrogozhinë deri sa derdhet në Adriatik.
Por, në pjesën veriore të tij, shtrati kalon në formacione shkëmbore dhe ngushtohet mjaft duke shtuar kështu shpejtësinë e rrjedhës së tij. Pikërisht këto kanione të rrëpira, janë zbuluar së fundmi dhe po shfrytëzohen për kanotazh nga admiruesit e sporteve të ujit.
Rafting nis nga ura e Bushtricës dhe përfundon në pranë qytetit të Librazhdit.
Lumi i Shkumbinit e ka grykëderdhjen në një nga plazhet më të bukura në Shqipëri, i cili është Plazhi i Vilë-Bashtovës.
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...